Belene dhe Nikopoll janë mikpritës të destinacionit të parë rajonal të rrugës së çiklizmit "Dunav Ultra" - "Persina me një biçikletë". Ngjarja do të zhvillohet më 1 korrik dhe përfshin një turne me biçikletë përgjatë një rruge historike piktoreske që lidh dy qytetet e Danubit, raporton BTA.
Pjesëmarrësit do të ndahen në dy kategori: "Gara" dhe "Hobi". Të parët do të sfidohen të kalojnë destinacionin në kohën më të shkurtër. Pjesa tjetër do të argëtohet duke kapërcyer trasenë me një aplikacion celular, duke ndjekur pikat e kontrollit të paracaktuara.
Në ditën e ngjarjes, pranë lumit Danub do të ndahet një zonë e veçantë argëtimi. Përveç kësaj, organizatorët kanë përgatitur aktivitete shtesë si një shëtitje-safari me anije peshkimi rreth ishullit Persina, një vizitë në të ashtuquajturat “Maldive Bullgare” rreth Nikopolit, një aventurë me kaike dhe vëzhgim zogjsh. Ngjarja do të ofrojë shumë argëtim, muzikë dhe një party DJ.
"Persina me një biçikletë" është pjesë e serisë së aktiviteteve me rastin e 10-vjetorit të rrugës "Dunav Ultra" dhe realizohet me mbështetjen financiare të bashkive Belene, Nikopoll dhe fondacionit "Amerika për Bullgarinë".
Kalimi tradicional masiv i itinerarit “Dunav Ultra” këtë vit do të nisë më 5 shtator nga Vidini. Çiklistët do të kalojnë më shumë se 700 km përgjatë pjesëve piktoreske rreth Danubit deri në Durankullak. Vitin e kaluar, kalimi me biçikletë u shënua me rekorde - një numër rekord pjesëmarrësish - mbi 160 nga Bullgaria dhe Rumania, një numër rekord i komunave partnere - 12, transmetoi BTA.
Shikoni më tepër:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: dunavultra.com, Facebook / Dunav UltraUdhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..