Deputetët e GERB, “Po e vazhdojmë ndryshimin (PP-DB) dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) i bënë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të pezullojë zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese dhe miratimin përfundimtar të ndryshimeve të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Bullgarisë. Kështu thuhet në një deklaratë të nënshkruar nga përfaqësuesit e partive.
“Ne duam zgjedhje transparente dhe të ndershme të një Prokurori të ri të Përgjithshëm”, tha Denica Saçeva nga GERB. Deputeti i DPS-së, Deljan Peevski, tha se fillimisht duhet të miratohen ndryshimet në Kushtetutë, pastaj një Këshill i ri i Lartë Gjyqësor dhe më pas një Prokuror i ri i Përgjithshëm.
Ivan Geshev u lirua nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm më 15 qershor me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas kësaj filloi procedura për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe u emërua Borisllav Sarafov.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..