Të bashkuar në supergrupin “Legjendat”, Jordan Karaxhov nga “Signall”, Dimitër Kërnev nga D2, Konstantin Cekov nga FSB dhe Stanisllav Sllanev – Stenli vazhdojnë turneun kombëtar. Përveç hiteve të dekadave të kaluara, në këto koncerte ata prezantojnë edhe këngën e tyre të parë prej autori “Legjenda për dashurinë”.
Për Radio Bullgarinë autori i këngës Dimitër Kërnev sjell më shumë hollësi si lindi ideja e krijimit:
“Është një kënaqësi e veçantë për mua të interpretoj këto këngë të shkëlqyera. Mund t’ju them se pas koncerteve ndihem shumë të ngazëlluar, sepse në skenë dalim tre nga këngëtarët më emblematikë bullgarë. Megjithëqë secili ka grupin e vet, me të cilin punon, për fat ne tingëllojmë si një ansambël. E pëlqej grupin “Legjendat” përveçse anëtar edhe si adhurues i muzikës. Dhe isha i sigurt se ky grup posedon potencialin të realizojë edhe një këngë të re.”
Dimitër Kërnev u ofron atyre që t’i japin atij mundësinë për të kompozuar muzikë me të cilën të kombinojë stilet e të gjitha grupeve nga vijnë, dhe nëse u pëlqen, ta bëjnë atë. Ai shkruan “Legjenda për dashurinë”, veçanërisht për këngëtarët në zë Jordan Karaxhov, Konstantin Cekov dhe Stenlei:
“Ata interpretues ishin frymëzimi im. Sepse tashmë në këtë punë të përbashkët më dhanë shumë, pikërisht si partnerë muzikorë. Kjo është ajo që e bëri këtë detyrë jo aq të vështirë - krijimin e kësaj kënge”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
"Kush nuk i njeh 'Vallëzimet Trake'? Kush nuk ka dëgjuar për to?" – do të thërriste klasikët, po të kishte mundësi të dëgjonte vetëm disa takte nga suita emblematike. Në të vërtetë, edhe bashkatdhetarët tanë plotësisht të painformuar për muzikën klasike e..
Një ngjarje e re muzikore organizohet për herë të parë më 22 dhe 23 gusht. Në qytetin Hisarja do të zhvillohet edicioni i parë i Jazz Fest Hisarja. Si pjesë e strategjisë së përgjithshme të komunës për zhvillimin e jetës kulturore dhe turizmit,..
Për tre dekada me radhë, Pavell Balev gëzon një karrierë të jashtëzakonshme në Evropë, Azi dhe Amerikë. Ai është dirigjenti bullgar më i respektuar në Gjermani dhe Austri, Francë dhe Zvicër, Danimarkë dhe Sllovaki, Rusi dhe Kinë, Tajvan dhe Singapor...
Një ngjarje e re muzikore organizohet për herë të parë më 22 dhe 23 gusht. Në qytetin Hisarja do të zhvillohet edicioni i parë i Jazz Fest Hisarja. Si..
"Kush nuk i njeh 'Vallëzimet Trake'? Kush nuk ka dëgjuar për to?" – do të thërriste klasikët, po të kishte mundësi të dëgjonte vetëm disa takte nga suita..