Federata Bullgare e Boksit raportoi për një paraqitje të shkëlqyer të vendit tonë në Lojërat Evropiane në Poloni që përfunduan të dielën. Atletët bullgarë fituan 12 medalje në lojëra, me një të tretën e tyre për boksierët. Titujt u fituan nga Stanimira Petrova (54 kg) dhe Javier Ibanez (57 kg), Svetllana Kamenova mori medaljen e argjendtë (57 kg), dhe Jordan Morejon fitoi të bronztë (+92 kg). Petrova, Kamenova dhe Ibanez siguruan kuota për Lojërat Olimpike në Paris.
Për herë të parë, Bullgaria është mikpritëse e një kampionati botëror në xhudo, njofton agjencia BGNES. Në ceremoninë e hapjes në "Asiks Arena", zëvendësministri i rinisë dhe sportit, Stojan Andonov, theksoi se kjo është një njohje e madhe si për..
Bullgari Mihaill Kostov doli i dyti në disiplinën e meshkujve "Ngjitje me shkallë sulmuese" me rezultatin 14.30 sekonda në Kampionatin e Parë Evropian të Sportit të Aplikimeve Zjarrfikëse, i cili po mbahet nga 26 deri më 29 gusht në Dollna..
Edicioni i 72-të i Turit Ndërkombëtar Çiklistik të Bullgarisë do të nisë më 30 gusht, në orën 18:00, nga qyteti bregdetar Primorsko, ndërsa fundi i garës do të jetë më 4 shtator në qytetin e Slivenit. Gara, e organizuar nga Federata Bullgare e..