Kryetari i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë, Dr. Ivan Maxharov, i shprehu BNR-së miratimin e tij për prioritetet e shpallura nga ministri i ri i shëndetësisë, Prof. Hristo Hinkov - për të ndalur zgjerimin e pakontrolluar të rrjetit shëndetësor të spitaleve dhe për të zvogëluar pagesat shtesë që bëjnë pacientët. Sipas Dr. Maxharov Bullgaria ka përqindjen më të lartë të pagesës për barnat në BE krahasuar me paratë e ndara për kujdesin shëndetësor. Përqindja mesatare në BE është 15 për qind, ndërsa në Bullgari pagesa për barna është pothuajse 45 për qind e të gjitha shpenzimeve shëndetësore. Kjo disbilancë duhet të korrigjohet”, kërkoi Dr. Maxharov. Ai komentoi se nuk është e rëndësishme vetëm sa ndahet nga buxheti për shëndetësinë, por edhe se si shpërndahet ky resurs.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..