Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ljubo Kirov përsëri gëzoi fansat e tij me këngën e re "Hero dylli"

Foto: YouTube / Lubo Kirov - Official

Ljubo Kirov u tregua artisti më produktiv, pasi u përhap në tregun muzikor kënga e tij e re "Hero dylli".

"Hero dylli" ka një tingull modern rock, për të cilin artisti thotë se ndoshta do të befasojë disa nga fansat e tij, derisa disa të tjerë do të jenë shumë të lumtur të dëgjojnë Ljubo Kirov-in e ri. Ai e ka krijuar muzikën së bashku me Angell Djullgerov dhe teksti është tërësisht i tij. Aranzhimi është përsëri nga aranzhuesi, kitaristi dhe miku i tij i vjetër - Angell Djullgerov.

Krahas audios, kënga ka dhe një videoklip me regji të Valeri Milevit – një regjisor i njohur bullgar. Klipi është frymëzuar nga tingulli rock and roll i këngës dhe imazhi i heroit prej dylli është në qendër të komplotit të tij.

“Hero dylli” do të jetë gjithashtu pjesë e “Turneut 2023” të Ljubo Kirovit, i cili fillon me dy takime në Plovdiv – më 2 dhe 3 gusht në Teatrin Antik. Do të pasojnë teatrot verore në Burgas, Varna, Stara Zagora, Veliko Tërnovo dhe Ruse, kurse në Sofje koncertet do të mbahen në dy mbrëmje radhazi në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Në skenë bashkë me Ljubo Kirovin do të jetë sërish Bendi i Madh dhe shumë interpretues të ftuar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD
Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD