Bullgaria zë vendin e 30-të midis 163 vendeve në edicionin e ri të renditjes për vendet më paqësore dhe të sigurta - Indeksi Global i Paqes (GPI). Renditja është bazuar në 24 tregues, si niveli i konflikteve, agresioni, pasiguria, rreziqet, krimi, militarizimi. Në listë, Bullgaria ia kalon vendet si Turqia, Serbia, Franca, Spanja, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Vendet më paqësore në botë janë Islanda, Danimarka, Irlanda, Zelanda e Re dhe Austria, dhe më të rrezikshmet - Afganistani, Jemeni, Siria, Rusia dhe Ukraina.
Krahasuar me vitin 2022, Bullgaria humbet 5 vende për shkak të treguesve të stabilitetit politik dhe marrëdhënieve me vendet fqinje, duke marrë parasysh mosmarrëveshjen midis Sofjes dhe Shkupit.
Gjithsej 91 vende në 2023 janë përfshirë në disa konflikte të jashtme, në 2008 ato kanë qenë 58.Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së..