Komisioni Evropian po ndërmerr hapat përfundimtarë për përfundimin e plotë të Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Kontrollimit përballë Bullgarisë dhe Rumanisë, raporton “Politico”, duke iu referuar një pjese të raporteve për mekanizmin e përgjithshëm për sundimin e ligjit, të cilat do të publikohen më 5 korrik.
Mekanizmi u krijua në 2007 për të raportuar mbi progresin e Bullgarisë dhe Rumanisë në reformat gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe veçanërisht për Bullgarinë, në luftën kundër krimit të organizuar. Monitorimi i vazhdueshëm është një nga pengesat në rrugën e Bullgarisë drejt Zonës Shengen. Për hyrjen e Bullgarisë janë 25 nga gjithsej 27 shtetet anëtare të BE. Kundër saj janë vetëm Holanda dhe Austria. Holanda, e cila është kundër Bullgarisë, por jo kundër Rumanisë, kërkoi një raport të veçantë për mekanizmin e monitorimit për Sofjen, por Komisioni refuzoi, raporton korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.Në pavijonin bullgar, në kuadër të COP29, më 13 nëntor, presidenti Rumen Radev do të hapë forumin energjetik së bashku me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në këtë aktivitet do të diskutohet për lidhjen..
Mbrëmjen e së mërkurës do të nisin reshje të reja shiu nga jugperëndimi, në malet mbi 500 m borë. Në veriperëndim të Bullgarisë nuk do të ketë reshje. Gjatë ditës nga perëndimi reshjet përkohësisht do të ndalojnë, më së voni në rajonet..
Koalicioni GERB-SDS po fillon bisedimet për të diskutuar veprimet e përbashkëta politike në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, njoftoi qendra e shtypit e partisë GERB. Takimet fillojnë më 13 nëntor. Për orën 8:30 të mëngjesit janë..
Në margjinat e Asamblesë Kombëtare, kreu i GERB-it Bojko Borisov propozoi një qeveri të kryesuar nga ai personalisht. Sipas fjalëve të tij, ajo mund të..
Gjykata Kushtetuese hapi një çështje për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor. Në një mesazh në faqen e..
Pas dy raundeve të votimit, Kuvendi Popullor nuk arriti të zgjidhte kryetarin e ri. Asnjë nga aplikimet e paraqitura të Natalia Kisellovës, Nikoleta..