Kryetari i Forumit Atomik Bullgar, Bogomill Mançev, i cilësoi si gabim planet për t’i shitur Ukrainës pajisjet e blera nga Bullgaria për Centralin e dytë Atomik Elektrik bullgar – “Belene”.
Ai sugjeroi para BNR se nxitimi me shitjen lidhet me vizitën e mundshme të presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski në Bullgari. “Pse Ukraina mund të përdorë pajisjet e prodhuara në Rusi, të cilat janë bullgare, sepse ne e kemi paguar, dhe ne jo?”, pyeti Mançev. Sipas tij, ndërtimi i centralit “Belene” mund të përfundojë pa pjesëmarrjen ruse. Për këtë qëllim u zhvilluan negociata për një studim fizibiliteti me kompaninë franceze EDF. Sipas tij, pajisjet janë blerë për 700 milionë euro dhe ne duam ta shesim për 600 milionë euro.
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..