Qyteti Smoljan është mikpritës i edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar Rodopi. Fillimi i festivalit jepet sonte në orën 19.00 në amfiteatrin përballë Bibliotekës Rajonale “Nikollaj Vrançev” me premierën “Dashuria, markat gjermane dhe vdekja” – një film i regjisorit gjerman Xhem Kaja për muzikën e emigrantëve turq në Gjermani.
Ndër filmat bullgarë është “Ti nuk ke vend në qytetin tonë”, që tregon për qytetin e minatorëve Pernik përmes jetës së përditshme të një grupi tifozësh futbolli. Në program do të prezantohen mbi 50 tituj nga Bullgaria dhe 24 vende të tjera. Hyrja është falas.
Fokusi kryesor i edicionit të sivjetshëm është ekologjia dhe ruajtja e biodiversitetit. Shumica e titujve do të prezantohen personalisht nga autorët e tyre.
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..
"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..
Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..