Ndërtimi i njësisë së 7-të dhe të 8-të të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” është pjesë e planeve të kabinetit, njoftoi kryeministri Nikollaj Denkov gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Facebook nga Këshilli i Ministrave, ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve dhe gazetarëve.
Sipas tij, projekti i Centralit Atomik Elektrik “Belene” nuk ka bazë dhe nuk ka nevojë të kërkohen katër njësi të reja. Në fillim të vitit, ministri në detyrë i energjetikës Rosen Hristov deklaroi se ne duhet të ndërtojmë katër reaktorë bërthamorë - dy në “Kozlloduj” dhe dy në sheshin e centralit “Belene”. “Nuk ka nevoja të tilla në regjione, duhet të stabilizojmë sistemin tonë me kapacitetet e nevojshme bazë dhe të zhvillojmë të gjitha teknologjitë”, theksoi kryeministri.
Nikollaj Denkov tha gjithashtu se vendi ynë e siguroi gazin deri në fund të vitit dhe se po zhvillohen negociata me Azerbajxhanin për rritjen e vëllimit të dërgesave. Vazhdojnë punimet e tubacionit Burgas-Aleksandrupolis, shtoi ai.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..