Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vollodimir Zelenski mbërriti në Bullgari

Foto: BGNES

Presidenti Vollodimir Zelenskimbërriti për një vizitë njëditore në vendin tonë, njoftoi qendra e shtypit e qeverisë. Avioni i qeverisë bullgare, në të cilin udhëton kreu i shtetit ukrainas, u ul në aeroportin e Sofjes pak minuta pas orës 12:00.

Në Këshillin e Ministrave, Zelenski do të bisedojë me kryeministrin Nikollaj Denkov dhe ministren e jashtme Maria Gabriel. Ai do të ketë  takime edhe me presidentin Rumen Radev dhe me udhëheqësit e grupeve parlamentare që paraqitën draft-deklaratën në mbështetje të anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Në Twitter presidenti ukrainas shkroi: “Do të bisedoj me kryeministrin Nikollaj Denkov, do të takohem me presidentin Rumen Radev, qeveritarë, deputetë, politikanë, gazetarë. Do të diskutojmë integrimin euroatlantik i Ukrainës, takimin e NATO-së, garancitë e sigurisë dhe zbatimin e Formulës së Paqes”.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri dhe ministri i jashtëm do të organizojnë një diskutim me pjesëmarrjen e presidentit të Ukrainës, ambasadorëve, politikanëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Këshillit të Ministrave në Facebook.

Vizita e Vollodimir Zelenski është e para në Evropën Juglindore që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë. Nga ana bullgare, në vendin e sulmuar u realizua një vizitë zyrtare – ajo e kryeministrit Kirill Petkov në prill të këtij viti.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD