“Pasuria më e madhe nuk matet me garazhe makinash dhe para, .... por me ju dhe mua në vijën e parë, apo jo? "
Nëse e gjeni veten në këtë tekst, atëherë kënga e re e Elena Sirakovës është për ju personalisht.
Frymëzimi për këngën erdhi dy vera më parë, dhe që atëherë filloi montimi i pamjeve autentike të mbledhura ndër vite nga pushimet e paharrueshme verore. Përsa i përket muzikës, Elena Sirakova po punon sërish pa rezerva me ekipin e saj. Muzika dhe teksti janë nga vetë Elena.
“Vija e parë” është një tjetër këngë nga mini-albumi me të njëjtin emër të Elena Sirakovës, i cili së shpejti do të regjistrohet. Ndërkohë, ajo planifikon të krijojë një album që do të mbledhë të gjithë muzikën e saj origjinale. Ja se çfarë tha Elena për mini-albumin e saj:
"Ky mini-album “Vija e parë” është si një udhëtim në një botë paralele muzikore me pjesën tjetër të muzikës që kam bërë dhe që do të dalë në tregun muzikor. Por përpiqem të mos vendos kufij. Më pëlqen shumë muzika e llojllojshme dhe dua të krijoj në të gjitha këto realitete paralele muzikore."
Më 27 korrik, Elena Sirakova do të ketë një shfaqje live në Sofje në një koncert të veçantë akustik.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..
Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..