Tri plane të reja rajonale të mbrojtjes për aleatët e NATO-së do të miratohen në samitin e aleancës në Vilnius javën e ardhshme, një prej të cilave do të përfshijë Detin e Zi. Këtë e tha në një konferencë për shtypin Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Ai e motivoi miratimin e planeve si një nevojë për të forcuar mbrojtjen dhe aftësitë parandaluese të Paktit, pasi ato do të drejtohen kundër dy sfidave më të mëdha për NATO-në - Rusisë dhe terrorizmit, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
NATO pret që Bullgaria të shpenzojë 1,885 miliardë dollarë për mbrojtjen këtë vit, që është 1.84% e produktit të brendshëm bruto të vendit tonë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..