Që nga 10 deri më 17 korrik mbahet Festivali i 13-të i Muzikës Klasike të Dhomës “ArbanassiSummerMusic”. Në kuadrin e tij parashikohen katër koncerte dhome në dy nga kishat mesjetare në Rezervatin Arkitekturor Muzeor Arbanasi.
Dy koncertet e para parashikohet të jenë në kishën “Shën Gjergji”. Në dy ditë radhazi publiku do të kënaqet me vepra të kompozitorëve të ndryshëm të zgjedhura posaçërisht në programet “Metamorfoza” dhe “Folklor dhe Rilindja”.
Dy koncertet e tjera me titull “Barok i shkëlqyeshëm”, do të mbahen në kishën-muze “Shën Kryeengjëjt Mihaill dhe Gabriel” në Arbanasi.
Veprat nga programi i festivalit do të ekzekutohen nga një formacion ndërkombëtar i muzikantëve nga Belgjika, Holanda, Hong Kongu, Franca dhe Bullgaria.
Festivali organizohet që nga viti 2010, me iniciativën e muzikantëve nga Filarmonia Mbretërore Flamane Dmitrij Medstag dhe gruaja e tij Julita Fëseva nga Veliko Tarnovo.
Veprimtaria është pjesë e Kalendarit Kulturor të kryeqytetit të vjetër Veliko Tërnovo dhe është mbajtëse e markës prestigjioze “Evrope e festivaleve, festivalet e Evropës”.
Ndër emrat e autorëve të paraqitur në festival spikat Dobrinka Tabakova - një nga kompozitoret bashkëkohore bullgare me famë botërore. Në vitin 2013 në tregun muzikor doli disku i saj i parë prej autori “Shtigjet e Telave” (“String Paths”), i cili fitoi shumë çmime dhe hyri në Top-3 të listave të muzikës klasike britanike.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kompozitori i këngëve për fëmijë Dono Cvetkov prezanton albumin e tij të ri "Ku jetojnë mrekullitë?" me një koncert të madh më 15 prill në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Ky projekt i ri muzikor nga autori i hitit të padiskutueshëm për fëmijë..
Pak pasi grupi Jazzboree u dallua për debutimin në ceremoninë vjetore të renditjes TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), këngëtarja е formacionit - Savina - prezantoi këngën e saj të re solo "I dashuri im". Ajo u shfaq në momentin kur..
Ndër formacionet prestigjioze – të ftuar specialë në edicionin e 25-të të "Festivalit Evropian të Muzikës" në Sofje – është Orkestra Dhoma e Radios Bavareze me drejtor artistik Radosllav Shulc. Vizita e parë në kryeqytetin tonë e këtij ansambli elitar..