Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fati i referendumit për euron mbetet i paqartë

Foto: BGNES

Shumica në Kuvendin Popullor, e përfaqësuar nga GERB-SDS, PP-DB dhe DPS, hodhi poshtë propozimin e Komiteti nismëtar i qytetarëve për të mbajtur një referendum kombëtar për ruajtjen e levës bullgare si monedhë e vetme kombëtare për 20 vitet e ardhshme. Sipas ligjit (për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në pushtetin shtetëror), kur propozimi bëhet nga një komitet nismëtar me një shkresë që përmban nënshkrimet e jo më pak se 400 000 shtetasve bullgarë me të drejtë vote dhe plotëson kërkesat e ligjit, Kuvendi Popullor është i detyruar të marrë vendim për mbajtjen e referendumit. Kur në prill “Vëzrazhdane” paraqiti propozimin e komitetit nismëtar me afro 600 000 nënshkrime për referendum me pyetjen: “A jeni dakord që leva bullgare të jetë e vetmja monedhë zyrtare në Bullgari deri në vitin 2043?”, verifikimi i mëpasshëm zbuloi se mbi 470 mijë prej tyre janë të vlefshme. E megjithëse barriera prej 400 mijë votash ishte tejkaluar, mazhoranca e hodhi poshtë propozimin me arsyetimin se pyetja e referendumit nuk është në përputhje me ligjin. Pas votimit, megjithatë, lindën dyshime se për çfarë votuan realisht përfaqësuesit e popullit.

Sipas “Vëzrazhdane”, në sallën plenare u votua projektvendimi i komisionit ligjor, i cili një javë më parë e hodhi poshtë referendumin me arsyen se është në kundërshtim me Marrëveshjen për anëtarësimin e Bullgarisë në BE. Duke hedhur poshtë këtë projektvendim, deputetët praktikisht lejojnë zhvillimin e referendumit. Lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov, lidhur me këtë, i bëri thirrje presidentit Rumen Radev që të caktojë referendumin dhe t’ia referojë çështjen Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse e lexojmë ligjin me kujdes, salla plenare duhet të votojë atë që propozon një komision parlamentar – shpjegoi për BNR mësuesja e së drejtës kushtetuese Doc. Natalija Kisellova. – Si rregull, komisioni duhet të propozojë një projekt pozitiv për vendim. Në rastin e referendumit për levën, ai propozoi një negativ, ndërsa Rosica Kirova, e cila drejtonte mbledhjen në atë moment, bëri thirrje për votim pozitiv. Për këtë arsye kishte mosmarrëveshje në pyetjen se për çfarë votojnë deputetët e popullit. Ka shkelje të rregullave të votimit, sepse është dashur të bazohet në projektin e komisionit. Por kjo nuk është një arsye për të thënë se ata votuan në të kundërtën. Nuk mund të ketë as rivotim.”

Doc. Kisellova gjithashtu theksoi se për të arritur një votim të ri, dikush duhet të dorëzojë përsëri një projekt. Presidenti nuk ka si të caktojë datën e referendumit, sepse Kuvendi Popullor nuk mori një vendim pozitiv. Në të njëjtën kohë, Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese i lejojnë të mbajë qëndrim politik dhe në këtë kuptim ai mund të ndërhyjë. Përveç Presidentit, Gjykatës Kushtetuese mund t'i referohet nga një e pesta e përfaqësuesve të popullit, sepse:

“Komiteti nismëtar nuk ka të drejtë të referojë Gjykatën Kushtetuese, e cila është një nga të ashtuquajturat dispozitat “demokratike” të ligjit - shpjegon politologu Tonço Kraevski në një intervistë për BNR. - Përfaqësuesit e popullit mund ta bëjnë këtë. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese nuk do të jetë në gjendje të merret me thelbin e mosmarrëveshjes, nëse çështja e ruajtjes së levës bullgare për 20 vitet e ardhshme paraqet shkelje të një detyrimi specifik të marrë nga Bullgaria në një marrëveshje ndërkombëtare apo jo. Në Parlament, ku kjo duhej sqaruar, nuk u citua detyrimi specifik, me tekstin specifik. Nuk u tregua as mënyra specifike e shkeljes së saj, gjë që flet për mungesë argumentesh.”

Sipas Doc. Kisellova, referendumi ngre dy pyetje të rëndësishme “për” dhe “kundër” euros dhe “për” dhe “kundër” demokracisë së drejtpërdrejtë, dhe pikërisht kjo është ajo që vlen në debatet në komisionin ligjor dhe në sallën plenare:

“Përkrahësit e këtij referendumi vënë shenjën e barazisë mes tyre – komentoi Doc. Kisellova. - Në fakt, problemi është se a duhet pyetur qytetarët për çështje të caktuara dhe frika e përfaqësuesve të popullit se me vendosjen e një pyetjeje të caktuar në referendum të mos marrin një shuplakë kumbuese. Kjo është edhe arsyeja për të vënë një shenjë barazie mes çështjes së mbajtjes së levës dhe referendumit.”

Një qëndrim të ngjashëm shprehu edhe politologu Tonço Kraevski, i cili bëri një retrospektivë historike të sondazheve popullore të deritanishme dhe theksoi se me shkrimin e këtij ligji, ligjvënësi u vu në pozitë të vendos nëse referendumi bie në fushëveprim ligji apo jo. Kjo, sipas fjalëve të tij, do të thotë “një vendim politik, i veshur domosdoshmërisht me argumente ligjore, i cili është vazhdimësi e traditës shumë të gjatë të përdorimit të sondazheve të opinionit publik si një mjet shumë të politizuar vetëm kur pushteti është i fortë, i bindur dhe i sigurt në vetvete dhe në rezultatin e sondazhit.”

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, BNR



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD