Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria u bë kampione e Ballkanit në volejboll për meshkujt nën 17 vjeç

Foto: Federata Bullgare e Volejbollit

Në Kampionatin Ballkanik të Volejbollit për meshkujt nën 17 vjeç, që u zhvillua në Tiranë të Shqipërisë, në ndeshjen e finaleve ekipi bullgar mundi Turqinë me rezultatin 3:0 (26:24, 25:15, 25:15). Kështu ekipi i kryesuar nga seleksionuesja Desisllava Veliçkova regjistroi katër fitore në katër ndeshje – me humbjen vetëm të një seti në ndeshjen e parë kundër Rumanisë dhe me tri fitore të pastra kundër Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë. Ky është titulli i parë i ekipit në këtë përbërje.

Bullgaria mori gjithashtu tri nga titujt individual të Ballkaniadës. Kapiteni i ekipit bullgar Petjo Ivanov u zgjodh volejbollisti më i mirë i turneut. Veliçkov u bë diagonali №1, dhe Dimitër Dobrev u shpall më i miri në pozicionin libero.

Skuadra jonë nën 17 vjeç do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në Podgoricë të Malit të Zi, që fillon më 19 korrik.

Disa orë pas ndeshjes së fundit dhe pak para nisjes për në Bullgari, ekipi ynë i volejbollit, i drejtuar nga Desisllava Veliçkova, mori një ftesë për të vizituar Ambasadën e Bullgarisë në Tiranë. Volejbollistet u pritën jashtëzakonisht ngrohtësisht nga zoti Ivajllo Kirov, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë dhe nga i gjithë stafi tjetër i ambasadës sonë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Canko Cankov

Canko Cankov notoi 108 km pa ndalesë në Danub

Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..

botuar më 24-09-09 10.16.PD

Startoi e dhjeta “Sofja Ekiden Maratona”.

Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..

botuar më 24-09-06 10.54.PD

Grigor Dimitrov u kualifikua për çerekfinalet në Nju Jork

Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..

botuar më 24-09-02 12.21.MD