Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Borisov drejtoi komisionin për politikën e jashtme, Petkov - për çështjet e BE-së

Foto: BGNES, arkiv

Tre muaj pas fillimit të punës Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor zgjodhi udhëheqësit e 22 nga gjithsej 25 komisione të përhershme parlamentare. Numri më i madh i komisioneve - 14, do të kryesohen nga GERB-SDS, DPS  do të drejtojë 5 dhe PP-DB - 3 komisione. “Vëzrazhdane”, BSP dhe “Ka një popull të tillë” bojkotuan procedurën, refuzuan të emëronin përfaqësues të tyre dhe u larguan nga salla, duke akuzuar shumicën për marrëveshje të prapaskenës.

Lideri i GERB-it Bojko Borisov drejtoi komisionin për politikë të jashtme, ndërsa bashkëkryetari i PP Kirill Petkov - komisioni për çështjet e BE-së. Ndër komisionet e drejtuara nga GERB janë ata për çështje kushtetuese me kryetar Radomir Çollakov, për kontrollin e shërbimeve me në krye Daniell Mitov dhe për mbrojtjen e kryesuar nga Hristo Gaxhev. Komisioni i buxhetit do të kryesohet nga Jordan Conev nga DPS.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 15% brenda një viti

Në tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 15.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e..

botuar më 25-06-28 2.10.MD

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” pranë digës Zhrebçevo

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit Tvërdica dhe lidhet me pritjen tradicionale të “July Morning”, njofton BTA. Festa është..

botuar më 25-06-28 5.20.PD

Parashikimi i motit për 28 qershorin

Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..

botuar më 25-06-27 7.40.MD