Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzika xhaz dhe zanatet tradicionale në mes të natyrës - një festival i ri në rajonin e qytetit Trojan

Foto: Facebook/nihzi.oreshak

Në mes të sezonit të festivaleve u hap një forum i ri – Festivali Xhaz Art Eko Trojan. Ai do të mbahet nga 14 deri më 16 korrik në mes të Ekspozitës Kombëtare të Arteve dhe Artizanatit në fshatin Oreshak. Nën moton “Aty ku mali takohet me xhazin”, veprimtaria u drejtohet njerëzve që e duan muzikën, poezinë, artet pamore, traditat dhe natyrën. Përveç koncerteve, programi përfshin edhe aktivitete ekologjike, si dhe mundësi për të pranishmit të zbulojnë krijuesin në vetvete duke prekur zejet tradicionale të rajonit me ndihmën e mjeshtërve të qeramikës nga rajoni i qytetit Trojan.

Dëshira e organizatorëve është të paraqesin sintezën mes historisë së pasur të zonës dhe arteve të ndryshme. Për këtë qëllim janë të planifikuar ekspozita në natyrë, një sfilatë mode me veshje nga materiale natyrale dhe të ricikluara, një punëtori për punimin e qeramikës dhe një pazari ekologjik.

Muzikantët që pritet të dalin në skenë do të ofrojnë një sërë zhanresh. Mbrëmja e parë më 14 korrik fillon me një koncert të muzikantëve Stanisllav Arabaxhiev & The Swinging Sparrow, një koncert nga treshja Flawless dhe një koncert të  grupit “Akaga”. Ditën e shtunë më 15 korrik, spektatorët do të dëgjojnë Orkestrën “Simfonieta” nga qyteti Vidin me dirigjent maestro Levon Manukjan dhe solistët: Milica Gladnishka, Ivan Vellçev dhe Ilian Bozhkov dhe koncertin e Mihaill Josifov dhe “Lajmet në xhaz”, koncert i këngëtarit Vasill Petrov, i cili do të prezantojë një program special.

Data e fundit e festivalit 16 korrik u caktua për Ditën e Artit dhe Poezisë. Në kuadrin e kësaj dite do të prezantohen libra dhe shkrimtarë bullgarë.

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Opera botërore pret një rekord të ri nga bullgarja Sonja Jonçeva

Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..

botuar më 25-11-27 8.20.MD

Veselin Marinov me katër koncerte radhazi para publikut në Sofje

Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..

botuar më 25-11-25 8.10.PD
Kuadër nga filmi “Djali po largohet”

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Kënga “Njerëz dhe rrugë” nga filmi i paharrueshëm “Djali po largohet”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”

botuar më 25-11-21 6.55.PD