Nga 14 deri më 16 korrik mbahet maratona “Trjavna Ultra”. Më shumë se 1100 janë pjesëmarrësit sivjet. Midis tyre janë përfaqësues të 27 vendeve nga pesë kontinente. Në Bullgari erdhën vrapues nga Australia, Britania e Madhe, Gjermania, Greqia, Islanda, Kazakistani, Kanadaja, Maroku etj.
Trjavna është një destinacion i zgjedhur jo rastësisht. Ai është një nga qytetet më të bukura malore në Bullgari, i cili edhe më sot ruan frymën dhe traditat e lashta bullgare, një vend tërheqës për turistët dhe adhuruesit e natyrës, kuzhinës unike dhe qetësisë malore, shpjegojnë organizatorët.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..