Ka arsye për të shpuar të paktën një nga depozitat e gazit në zonën ujore bullgare të Detit të Zi. Është për 5 miliardë metra kub në vit, tha për bTV ministri i energjetikës Rumen Radev. Ai sqaroi se bëhet fjalë për dy depozita. Ajo që ka një potencial prej 8 miliardë metra kub në vit ka më pak gjasa të zhvillohet.
I pyetur nëse “Bullgargaz” do të nisë një proces gjyqësor kundër “Gazprom” për pezullimin e furnizimeve në vitin 2022, ministri tha se “Bullgargaz” aktualisht po punon për këtë çështje dhe janë duke u shqyrtuar opsione të ndryshme, si dhe varësia e kompanisë tjetër, “Bullgartransgaz”, e cila mbetet operatori kryesor i “infrastrukturës nëpër të cilën kalojnë flukse të konsiderueshme gazi”.
Lidhur me idenë e shitjes së pajisjeve nga Centrali Atomik Elektrik “Belene” në Ukrainë, ministri tha se gjithashtu do të merret parasysh që një pjesë e pajisjes mund të përdoret edhe në Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..