Me votat e 155 deputetëve në parlamentin prej 240 vendesh, Dimitër Radev u zgjodh guvernator i Bankës Popullore Bullgare (BNB) për 6 vitet e ardhshme. Ai u nominua për një mandat të dytë nga GERB-SDS dhe u mbështet nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB). Gjatë emërimit të tij, Radev e përcaktoi hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë më së voni në janar 2025 si një qëllim ambicioz, por të arritshëm. Pas betimit, guvernatori i ri i vjetër i BNB-së tha se do të propozojë për zëvendësguvernator Andrej Gjurov /PP-DB/ dhe Petër Çobanov /Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë - DPS, ministër i financave në periudhën 2013-2014/. "Një nga kushtet më të rëndësishme që vendosa kur pranova të nominohesha për guvernator ishte që udhëheqja e BNB-së të zgjidhej me mbështetje të gjerë politike. Kjo mbështetje është një faktor i fortë për pavarësinë e bankës qendrore, duke përfshirë përpjekjet për ndërhyrje të parregulluara politike “, tha Radev.
Dimitër Radev u zgjodh guvernator i BNB-së më 15 korrik 2015. Përpjekja për të zgjedhur një guvernator të ri në vitin 2022 dështoi.Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..