"Është e dukshme se tema e Ukrainës është duke u shfrytëzuar nga pushtetarët si një mjet shpëtimi për të larguar vëmendjen e njerëzve nga mungesa e vizionit, programit dhe veprimeve reale në përgjigje të problemeve me të cilat përballet vendi". Kështu u tha gazetarëve presidenti Rumen Radev. I pyetur për të komentuar protestën e planifikuar të 19 korrikut në kryeqytet për shkak të qëndrimit të tij ndaj luftës në Ukrainë, ai u përgjigj: "Ka shumë protesta - kundër luftës, sociale, kundër buxhetit. Bullgaria është një vend demokratik dhe të gjithë e kanë të drejtën për të protestuar”.
Deputeti i GERB-it, Daniell Mitov, duke komentuar kritikat e kreut të shtetit ndaj politikës së qeverisë në lidhje me Ukrainën, e identifikoi Rumen Radevin si një nga njerëzit që përçajnë dhe madje radikalizojnë shoqërinë.
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...