Nga data 20 korrik deri më 8 gusht do të vazhdojë ecja më e gjatë malore në Bullgari - Kom-Emine, e organizuar nga Federata Bullgare e Turizmit. Për të 70-tën herë, pjesëmarrësit do të ecin 650 kilometra në 20 ditë përgjatë kreshtës së malit Stara Pllanina - nga maja Kom deri në kepin Emine në bregun e Detit të Zi. Për të marrë pjesë në këtë sfidë, secili prej pjesëmarrësve ka muaj përgatitje pas vetes. Gjatë ecjes federata siguron një ciceron malore të licencuar, një makinë shoqëruese dhe gjithçka të nevojshme për kalimin e sigurt të turistëve malorë.
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..