Helikopteri që hodhi 100 kg. droga në Turqi, nuk ka fluturuar nga Bullgaria, tha për "Nova TV" drejtori i “Policisë Kufitare” Anton Zllatanov. Droga e hedhur ka qenë marihuanë.
“Tre personat e arrestuar në këtë rast janë shtetas turq. Ne punojmë mrekullisht me kolegët turq. Informacionet e tyre dhe koordinatat e dhëna të hyrjes dhe daljes së helikopterit drejt dhe nga Turqia tregojnë se dy pikat janë në kufirin greko-turk. Nuk ka asnjë provë se helikopteri ka shkelur kufirin bullgaro-turk. “Nuk ka të dhëna zyrtare se avioni ka fluturuar nga Bullgaria, apo është ulur në vendin tonë”, theksoi Zllatanov.
Më 17 korrik, media turke raportoi se një helikopter misterioz që ka fluturuar ulët që të mos zbulohet ka hedhur thasë me drogë pranë Kirklarelit.Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..