Helikopteri që hodhi 100 kg. droga në Turqi, nuk ka fluturuar nga Bullgaria, tha për "Nova TV" drejtori i “Policisë Kufitare” Anton Zllatanov. Droga e hedhur ka qenë marihuanë.
“Tre personat e arrestuar në këtë rast janë shtetas turq. Ne punojmë mrekullisht me kolegët turq. Informacionet e tyre dhe koordinatat e dhëna të hyrjes dhe daljes së helikopterit drejt dhe nga Turqia tregojnë se dy pikat janë në kufirin greko-turk. Nuk ka asnjë provë se helikopteri ka shkelur kufirin bullgaro-turk. “Nuk ka të dhëna zyrtare se avioni ka fluturuar nga Bullgaria, apo është ulur në vendin tonë”, theksoi Zllatanov.
Më 17 korrik, media turke raportoi se një helikopter misterioz që ka fluturuar ulët që të mos zbulohet ka hedhur thasë me drogë pranë Kirklarelit.Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me Organizatën Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara (UN Tourism). Në diskutime, temat kryesore..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë..