Mbajtësit e një pasaporte bullgare mund të hyjnë në territorin e 176 destinacioneve, gjë që i vendos ata në vendin e 13-të në Indeksin Global të Pasaportave për Mobilitetin Henley & Partners. Në tremujorin e tretë të vitit 2023, Bullgaria ndan pozicionin me Monakon dhe Rumaninë. Në vitin 2022, Bullgaria ishte në vendin e 17-të së bashku me Kroacinë.
Singapori renditet i pari me akses pa viza në 192 vende. Gjermania, Italia dhe Spanja zënë vendin e dytë. Mbajtësit e pasaportave të tyre kanë akses në 190 destinacione. SHBA-të renditen në vend të tetë, që është pozita e tyre më e ulët ndër 184 vendet në sondazh.
Indeksi bazohet në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror – IATA, që monitoron 199 pasaporta të ndryshme dhe 227 destinacione të ndryshme udhëtimi.Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..
Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare bullgare (BNR) Milen Mitev nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në selinë e dioqezës së Kishës Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare për Evropën..
"Shengen" është fjala më me rëndësi në Bullgari për vitin e kaluar 2024. Me 37% të votave, fshati luksemburgas, i cili është sinonim i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në BE, kryesoi renditjen në sondazhin e katërt vjetor të kryer nga platforma e..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio..
Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon..