Banka Bullgare për Zhvillim (BBR) nënshkroi një marrëveshje për 175 milionë euro me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB). Në kuadër të programit InvestEU u lidh gjithashtu një kontratë garancie midis Bankës së Zhvillimit dhe Fondit Evropian të Investimeve. Qëllimi i marrëveshjeve është të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme bullgare, veçanërisht ato me një profil më të rrezikshëm dhe pamundësi për të siguruar kolateral, njoftoi reporterja e BNR, Marta Mlladenova. Ministri i Financave Asen Vasilev deklaroi se me këtë “në kohën e rritjes së normave të interesit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme bullgare do të kenë qasje në kredi me norma më të ulëta interesi, në mënyrë që të mos dëmtohen programet e tyre investuese”.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..