Për të dhjetën vit radhazi, qyteti Samokov, në Bullgarinë Jugperëndimore, do të jetë mikpritës i festave të Çakër Vojvodës, organizuar nga Klubi i entuziastëve të armëve historike “Çakër Vojvoda”. E premtja është për mirëseardhjen e pjesëmarrësve. Programi fillon të shtunën me një hapje zyrtare në orën 10:30 në zonën “Çakërova Poljana”. Veprimtaria do të vazhdojë me rikrijimin e veprës së Çakër Vojvodës, kurban dhe një program folklorik.
Çakër Vojvoda vepronte me kaçakët e tij në malin Rilla në shekullin e XIX-të gjatë sundimit osman dhe mbrojti nga bastisjet vendin më të shenjtë bullgar - Manastirin e Rilës.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...