Komuna e qytetit Velingrad dhe organizatat joqeveritare në qytet u shpallën kundër një synimi të ri investimi për të nxjerrë tungsten nga depozitimi i Grënçarica pranë qytetit. Nëse procedura aktivizohet, në Velingrad do të organizohen protesta masive, njoftoi korrespondentja e BNR, Nevena Petrova. Pakënaqësia e banorëve të Velingradit u shkaktua nga fakti se zona e ujësjellësit të qytetit ndodhet në Grënçarica. Përveç kësaj, aktiviteti minerar do të ketë një ndikim negativ në shumë lloje të kafshëve të mbrojtura, dhe në këtë mënyrë do të rrezikojë edhe turizmin në qytet, i njohur për burimet e tij minerale.
Synimi i një kompanie në Plovdiv për të nxjerrë tungsten daton vite më parë, por për shkak të protestave, procedura u ndërpre. Çuditërisht, megjithatë, pak ditë më parë kompania rinovoi synimin e saj.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..