Për herë të parë në vendin tonë ka tokë nën mbrojtje që shtrihet në 29 hektarë në Sakarin e Jugut, blerë përmes një fushate donacionesh të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Në territor do të mbrohen tre lloje të rrezikuara në botë – Shqiponja Perandorake e Lindjes /Aquila heliaca/, skifteri i gjahut/ Falco cherrug/ dhe citeli evropian /Spermophilus citellus/.
Sipas Milena Ivanova nga organizata joqeveritare, këta përfaqësues të faunës pothuajse janë zhdukur nga natyra jonë, por numri i tyre mund të rritet me menaxhimin miqësor ndaj natyrës së tokës ku banojnë.
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve po mbledh më shumë fonde përmes donacioneve për të blerë 100 dynymë tokë në malin Sakar. "Kjo është një nga mënyrat për të mbrojtur biodiversitetin në Evropë," shpjegon organizata.
Ju ftojmë të lexoni gjithashtu:
Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..
Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..
Dega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare për trajnim në diplomat arsimore dhe kualifikuese "bachelor" dhe "master", si dhe 5 persona për..