E shtuna do të jetë kryesisht me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje shiu dhe bubullima të shpërndara si dhe kushte breshëri. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 35° dhe 40°, në Sofje rreth 35°.
Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell. Pasdite do të ketë vranësira me reshje shiu dhe vende-vende me reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë ere mesatare, në zonat e larta dhe të ekspozuara - erë përkohësisht e fortë nga perëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 30°, në 2000 m - rreth 22°.
Do të mbajë mot kryesisht me diell përgjatë Detit të Zi, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të jenë 30°-33°, kurse uji i detit do të jetë 25°-28°. Eksitimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Në Ballkan do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtësi, në shumë vende temperaturat do të kalojnë normën klimatike. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje shiu e bubullima kryesisht në gjysmën veriore dhe në zonat malore. Do të jetë 40 gradë në Athinë, 39 në Bukuresht, 34 në Stamboll, 31 në Beograd.Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..