Në Kuvendin Popullor u rregullua ekspozita “Pjesëmarrja e bullgarëve nga Besarabia në repartin e vullnetarëve bullgarë në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke 1877-1878”, e cila përfshin 18 piktura me portrete të vullnetarëve bullgarë - opëllçenci dhe informacione të shkurtra për to. Autori i ekspozitës foto-dokumentare është Dr. Vasill Kondov, profesor në Universitetin Shtetëror Taraklia “Grigorij Cambllak” në Moldavi.
Në hapje, kryetari i rajonit të Taraklias, Ivan Pasllar, kujtoi se në Kishinau u krijuan dy formacionet e para të vullnetarëve bullgarë – opëllçenas, dhe më vonë në Ploeshti regjistrimi i vullnetarëve përfundoi. Përbërja e tij përfshin 7500 persona, shumica e të cilëve janë bullgarë besarabë. Opëllçenasit nga Besarabia treguan heroizëm në betejat e rëndësishme te Gabrovo, Stara Zagora, Shejnovo, Shipka dhe dhanë një kontribut të rëndësishëm në fitoren e lirisë së Bullgarisë, shtoi Pasllar.
Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..