Nxënëset bullgare fituan dy medalje argjendi dhe një bronzi në Olimpiadën e tretë evropiane të Informatikës për vajza në qytetin suedez të Lundit, njoftoi nënkryetari i ekipit Rumen Mihov.
Argjendin e fituan nxënëset e klasës së dhjetë Emiliana Dimitrova nga Gjimnazi Matematikor i Sofjes dhe Nora Paskaleva nga Kolegji Amerikan, kurse të bronztën nxënësja e klasës së dymbëdhjetë Jasmin Behiç nga Gjimnazi Matematikor në Pleven. Sipas Rumen Mihovit, edhe nxënësja më e re në ekip ka performuar shumë mirë - nxënësja e klasës së nëntë Nermin Idiriz nga Gjimnazi për Shkenca Natyrore dhe Matematikore në qytetin Shumen.
Olimpiada Evropiane është një konkurs relativisht i ri i krijuar vetëm për nxënëset e interesuara për të studiuar shkenca kompjuterike. Në edicionin e këtij viti morën pjesë 189 vajza nga 52 vende.Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..