Ministri i Financave Asen Vasilev, pas më shumë se 11 orësh të mbledhjes së komisionit për buxhet, tha se nuk e mbështet më buxhetin e vitit 2023. Arsyeja është rritja e madhe e shpenzimeve për paga dhe pagesa të tjera dhe shkurtimi drastik i masave për rritjen e të hyrave. Amendamentet e propozuara nga partitë janë pranuar në lexim të dytë dhe përfundimtar në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa. A do të mbeten, varet nga parlamenti.
Kryetari i komisionit për buxhetin, Jordan Conev nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), tha se nuk është optimist. Deputetët e të gjitha partive paraqitën 212 faqe me 84 ide për shtesa në projektbuxhetin, të cilat në total e rritën deficitin e parashikuar nga 3 në 30%. Propozimet për kthimin e TVSH-së në 20% për një sërë sektorësh u refuzuan me arsyetimin se tatimet nuk mund të rriteshin në mesin e vitit financiar.Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..