Regjistrimi për kandidatët për praktikantë në Komisionin Evropian ka filluar. Kështu ka bërë të ditur Instituti Shtetëror i Kulturës pranë Ministrisë së Jashtme. Aplikimet për pozicionet e praktikës do të vazhdojnë deri më 31 gusht. Vetë praktika zgjat 5 muaj. Aplikantët duhet të kenë një diplomë universitare me të paktën 3 vite studime, nivel C në anglisht, frëngjisht ose gjermanisht, si dhe njohuri shumë të mira të një gjuhe të dytë zyrtare të BE-së. Ata nuk duhet të kenë përvojë pune më shumë se 6 javë në asnjë institucion të BE-së. Praktika “është një tjetër mundësi për kontakte, njohuri dhe përvojë të vlefshme që do të shërbejë për zhvillimin dhe realizimin tuaj profesional në të ardhmen”, ka shkruar në Facebook zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme Maria Gabriel.
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..