Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët udhëtojnë më shumë jashtë vendit në krahasim me vitin 2022

Foto: arkiv

Udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë shtetit u rritën me 16.1% në qershor krahasuar me po këtë periudhë të vitit të kaluar, sipas një studimi të Institutit Kombëtar të Statistikave.

Më shumë udhëtime kishte për në Turqi – 214 900, Greqi – 199 000, Rumani – 58 200, Serbi – 53 700, Gjermani – 46 500. Destinacione të tjera të preferuara nga bashkatdhetarët tanë janë Italia, Spanja, Austria, Franca, Mbretëria e Bashkuar.

Rritje shënojnë edhe vizitat e të huajve në vendin tonë në qershor - 23% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Gjithsej 1 392 100 njerëz erdhën në Bullgari - kryesisht për pushime dhe ekskursione.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kamelija Nejkova

Komisioni Qendror I Zgjedhjeve dhe Këshilli i Ministrave premtuan zgjedhje të ndershme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Këshilli i Ministrave do të punojnë së bashku për të rritur besimin në procesin zgjedhor dhe për t'i bërë zgjedhjet transparente. Kështu deklaroi kryetarja e KQZ-së, Kamelija Nejkova, pas takimit me ministrat..

botuar më 24-09-16 6.06.MD
Takimi i presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska-Davkova në Sofje, 13 shtator 2024

Rumen Radev shpjegoi mungesën e flamurit maqedonas në takimin e tij me presidenten e Maqedonisë së Veriut

Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të premten, më 13 shtator, në Sofje, si konstruktiv dhe të sinqertë në një atmosferë miqësore...

botuar më 24-09-16 2.19.MD

Kryeministri Dimitër Gllavçev: Dita e parë e shkollës është një datë e rëndësishme

Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev iu drejtua mësuesve, nxënësve dhe prindërve në..

botuar më 24-09-16 12.23.MD