“Vera ime në Bullgari” është një fushatë e Ministrisë së Turizmit, e cila inkurajon turistët të fotografojnë këndin e tyre të preferuar për pushime në Bullgari. Propozimet do të publikohen në faqen e departamentit në Facebook dhe fotot më të pëlqyera do të prezantohen në një ekspozitë me të njëjtin emër në prag të Ditës Botërore të Turizmit - 27 shtator.
Çdokush mund të dërgojë foto të realizuara me aparat fotografik ose telefon deri më 7 shtator të këtij viti në emailin press@tourism.government.bg . “Të rizbulojmë së bashku Bullgarinë tonë, sepse secili prej nesh mund të jetë ambasadori më i mirë i bukurisë dhe i pasurisë së natyrës së vendit tonë”, theksojnë nga ministria.
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C, në Sofje – rreth 17°C. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell, por pasdite mbi gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen re grumbullore. Do të fryjë erë deri mesatare, dhe..
Çmimet duhet të shënohen në mënyrë të qartë me të njëjtën madhësi shkronjash për të dyja monedhat, me shenja dalluese që janë të kuptueshme për konsumatorin. Nuk ka kërkesë se cila monedhë duhet të renditet e para. Kështu deklaroi ministri i..
Këshilli i Ministrave miratoi projekt-marrëveshjen me Italinë për ndërtimin dhe përdorimin e përbashkët të zonës ushtarake “Kabile”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Baza e re e NATO-s do të përfshijë bazën ajrore Bezmer dhe do të strehojë grupin..
Gjatë ditëve të fundit, në bregdetin jugor të Detit të Zi ka pasur disa incidente fatale me turistë të mbytur, njofton BNT. Era e fortë verilindore dhe..
Rreziku në rritje nga një deficit i lartë për buxhetin aktual dhe atë të ardhshëm kërkon vendime të mençura, të qëndrueshme dhe të marra në kohë, të..
Tashmë për të njëzet e një ditë me radhë, stihia e zjarrit në Pirin vazhdon të shpërthejë. Vatrat janë mijëra dhe përhapen nga era. Në ndihmë të..