Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga 1 gushti fillon Kreshma e Virgjëreshës

Foto: arkiv

31 korriku për Kishën Ortodokse dhe besimtarët është dita e fundit në të cilën mund të hahet mish dhe bulmetra para kreshmës së Fjetjes së Hyjlindëses e cila fillon më 1 gusht. Kreshmët e Hyjlindëses  zgjaten 2 javë dhe përfundojnë më 15 gusht kur kremtohet një nga festat më të mëdha të krishtera, Fjetjen e Hyjlindëses së Bekuar.

Kreshmët e Virgjëreshës nuk janë aq të rrepta sa Kreshmët e Pashkëve. Ndalohet konsumimi i mishit, bulmetrave dhe alkoolit.

Më 6 gusht, kur kisha shënon festën e madhe të krishterë – Shpërfytyrimin e Zotit, lejohet peshku. Gjatë pjesës tjetër të kohës lejohen frutat, perimet, arrat dhe ushqimet pa dhjamë.

Ditët e hënë, e mërkurë dhe e premte të Kreshmës së Virgjëreshës janë “të thata” - lejohen vetëm frutat dhe perimet e papërpunuara, buka kafe, ullinjtë dhe frutat e thata.

Të martën dhe të enjten lejohen ushqimet e gatuara pa yndyrë.

Të shtunave dhe të dielave lejohen ushqime të gatuara me pak vaj ose vaj ulliri dhe pak verë të kuqe.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bota e Trakëve" është një park për adhuruesit e trashëgimisë antike

Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..

botuar më 24-07-07 10.30.PD

Heraklea Sintika shpërbleu arkeologët me një zbulim të ri të rëndësishëm

Në qytetin antik të Heraklea Sintika, u zbulua një statujë dy metra shumë e ruajtur me kokë. Është bërë nga një mjeshtër që përdori një bllok të tërë mermeri në shekullin II pas Krishtit, kur kjo praktikë ishte tashmë arkaike. Tipi ikonografik është i..

botuar më 24-07-05 10.46.PD
Patriku Daniill

Bullgaria iu lut Zotit për patrikun e saj

Në Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, kur Kisha jonë Ortodokse përkujton Koncilin e 12 Apostujve dhe kujtimin e të gjithë martirëve dhe rrëfimtarëve të njohur dhe të panjohur të Krishtit, besimtarët në Bullgari u shpërblyen për besimin e tyre. Mezi ka më..

botuar më 24-07-02 2.42.MD