Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhuna sadiste ndaj një vajze ekspozoi problemet e drejtësisë bullgare

Rasti shkaktoi një reagim të fortë në shoqërinë bullgare brenda dhe jashtë vendit

Gjykata, Stara Zagora
Foto: Emill Ençev

Nga ora 18:00 para gjykatave në mbi 40 qytete të vendit dhe para ambasadave bullgare në Berlin, Paris dhe Kopenhagë (nga ora 20:00 me orën lokale) organizohen protesta në mbështetje të një vajze të dhunuar sadist më 26 qershor.

Për krijuesin 26-vjeçar Georgi Georgiev, Prokuroria e Qarkut të qytetit Stara Zagora do të kërkojë masë të përhershme “paraburgim”. Ai u arrestua sërish për kërcënime ndaj viktimës të dërguara përmes aplikacioneve telefonike.

“Vajza ime është e burgosur në makthet e veta”, thotë nëna e vajzës së dhunuar. Para BNR-së, ajo apeloi “që ligjet të ndryshohen realisht dhe që kur ka një sulm ndaj një personi, të mos ketë dënim me kusht”. Psikologë po punojnë me vajzën e plagosur. Sipas nënës dëmi psikologjik dhe emocional është shumë i madh. Ajo supozon se ajo që i ndodhi vajzës së saj ishte një tentativë vrasjeje.

Shoqëria bullgare është tërbuar nga vendimet joadekuate të gjyqësorit kundër krimit. Pas thyerjes së hundës së viktimës me goditje, ajo është lidhur dhe prerë mbi 400 herë në trup dhe fytyrë me thikë dhe në fund flokët i janë rruar deri në lëkurë. Por, gjykata vendosi se bëhet fjalë për “lëndim të lehtë trupor”.

Raportuesja e rastit, gjyqtarja Tatjana Gioneva, në një konferencë për shtyp deklaroi se “përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore konstaton lëndime për çrregullim të përkohshëm të shëndetit dhe jo rrezik për jetën. Ligjvënësi këtë e cilëson si dëmtim të lehtë trupor”, tha magjistratja. Vendimi i gjykatës në rastin me vajzën e lënduar në Stara Zagora është i ligjshëm, tha kryetari i Gjykatës së Qarkut në Stara Zagora Krasimir Georgiev.

Kazusi shkaktoi një reagim të fortë publik, i cili rezultoi në protestën e planifikuar për 31 korrikun në dhjetëra vendbanime të vendit. Demonstrata në Sofje do të mbahet nën moton “Nuk do të heshtim. Ndaloni gjenocidin ndaj grave!”. Protesta në qendër të kryeqytetit do të jetë kundër cenimit të ekzistencës fizike dhe dinjitetit të çdo njeriu, tha organizatorja Silvia Stojçeva. Sipas saj, neglizhencës së rasteve të tilla duhet t’i jepet fund dhe të merren masa në kohë, përfshirë edhe ndryshimet ligjore.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 16 shtatorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C, ndërsa në Sofje rreth 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në disa zona të ultësirave dhe pranë baseneve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë me..

botuar më 25-09-15 7.35.MD
Ministri bullgar Atanas Zaprjanov (majtas) së bashku me homologun e tij shqiptar Pirro Vengu

Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov u takua me homologun e tij Pirro Vengu në Tiranë

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i rangut të lartë. Këtë e raportoi në faqen e..

botuar më 25-09-15 6.12.MD
Ati Ivan

Mbrojtësi i njerëzve në nevojë, Ati Ivan nga Novi Han, ka ndërruar jetë

Ati Ivan nga Novi Han ka ndërruar jetë. Kjo u raportua nga mediat bullgare, duke cituar kryetarin e bashkisë së fshatit Jakimovo, Georgi Georgiev. Kleriku fitoi popullaritet të gjerë me kauzën fisnike së cilës i kushtoi jetën - për t'u dhënë ngrohtësi,..

botuar më 25-09-15 3.58.MD