Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Moj, Marijko” - një projekt i ri etnik i grupit 4ETNO

Foto: Facebook/ 4ETRI

Grupi 4ETNO, pjesë e asociacionit muzikor 4ETRI, prezantoi këngën e tij më të re “Moj, Marijko”. Interpretimi eklektik i këngës origjinale popullore, “Moj, Marijko”  tërheq vëmendjen me tingullin dinamik, vokalin e fortë, lirikën mbresëlënëse rap. Muzikën e kompozuan pjesëmarrësit e grupit 4ETNO, ndërsa tekstin e krijoi Goce Velikov, i cili qëndron pas bashkimit të këtyre muzikantëve të rinj. Ja sesi Goce Velikov prezanton shoqatën muzikore 4ETRI dhe grupin 4ETNO:

“Këta janë një grup njerëzish me të cilët ne punojmë së bashku dhe me të cilët ende besojmë se folklori bullgar, dhe jo vetëm ai, mund të vishet në mënyra të ndryshme përmes muzikës për të arritur gjithnjë e më shumë në mendjet dhe zemrat e njerëzve. Neve me të vërtetë na pëlqen të eksperimentojmë dhe të kërkojmë opsione të ndryshme për tingëllimin. Folklori bullgar është unik dhe mund të përzihet me shumë stile të ndryshme muzikore, dhe ne përpiqemi ta bëjmë atë në një mënyrë interesante.”

 Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD