Në më shumë se 40 qytete të vendit nisi një protestë kombëtare për shkak të dhunës ndaj një vajze 18-vjeçare. Një muaj më parë ajo u sulmua dhe u keqtrajtua në shtëpinë e saj dhe për këtë akt akuzohej shoku i saj 26-vjeçar Georgi Georgiev.
Në vendlindjen e vajzës Stara Zagora, ngjarja u shpall si një marshim në mbështetje të saj. Për të shprehur përkrahjen një numër i madh njerëzish u mblodhën para gjykatës.
Në shenje proteste para gjykatës në kryeqytet u mblodhën qindra njerëz dhe më shumë vazhdojnë të vijnë.
Njerëzit kërkojnë dorëheqjen e gjyqtares Tatjana Gioneva, e cila liroi dhunuesin për shkaktimin e lëndimeve të lehta trupore. Ata dëshirojnë gjithashtu ndryshime ligjore për të trajtuar partnerin intim në baza të barabarta me bashkëshortin, në mënyrë që viktima të marrë mbrojtje sipas ligjit për dhunën në familje.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..