Për të dytin vit radhazi në pushimoren malore Borovec do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Për shkak të interesit të madh, këtë vit festivali do të zgjasë 6 ditë - nga 4 deri më 9 gusht. Organizatorët e udhëhequr nga Dr. Tatjana Ilieva, kanë përgatitur një program të pasur me pjesëmarrjen e shumë muzikantëve nga Bullgaria dhe nga jashtë.
Ndër muzikantët kryesorë janë Roberto Fonseka, Matt Bianco, vëllezërit Vlladigerov, Kuarteti Xhaz “Wasserfuhr Brothers”, Vasill Petrov, “Xhazanica”, Big Bendi i qytetit Bllagoevgrad dhe të tjerë.
“Xhazanica” është një formacion instrumental i krijuar nga bateristi dhe kompozitor Borisllav Petrov. Në muzikën e tij të autorit për Xhazanicën, ai rikrijon elemente folklorike bullgare me mjetet shprehëse të xhazit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe..
Kristian Kostov, edhe pse i ri, tashmë është një interpretues dhe autor i njohur. Ai la një përshtypje të fortë gjatë sezonit të katërt të X Factor në vendin tonë, duke arritur në finalen e madhe dhe duke fituar një audiencë të madhe. Më pas ai u shfaq..