Gabime të dukshme të menaxhimit, thyerja e rregullave dhe shuarja e zjarreve në shumicën e ministrive që në ditën e parë të punës - kështu e përshkroi kryeministri Nikollaj Denkov trashëgiminë e marrë nga kabineti teknik.
Sipas tij, miliarda leva janë në rrezik ose të humbur; vitin e kaluar nuk u paraqit projektbuxheti i rregullt, siç e kërkon ligji, dhe më pas i propozuari kishte një deficit të fryrë prej 6.4%. Për shkak të reformave të vonuara dhe investimeve të munguara në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, ekziston rreziku që të mos marrim një pjesë të fondeve në vitin 2023.
Nikollaj Denkov dha një sërë shembujsh - njëri prej tyre ka të bëjë me kontratën me kompaninë shtetërore turke “Botash” për blerjen dhe shitjen, dhe për furnizimin e gazit natyror, e cila, sipas tij, është e pabarabartë në kurrizin tonë Kryeministri shpjegoi se sipas kësaj kontrate kompania turke ka akses në tregun bullgar dhe atë evropian, ndërsa ne nuk kemi akses në tregun turk. Përveç kësaj, kontrata 13-vjeçare na detyron me qindra miliarda leva në vit, edhe nëse nuk importojmë sasitë e parashikuara të gazit. “Ministri i energjetikës u përkushtua që të përpiqet të negociojë kushtet më të mira të mundshme për Bullgarinë me respekt të plotë për palën turke, por ai është vendosur në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë dhe të pafavorshme”, përfundoi Nikollaj Denkov.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet..