Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të zhvillojë një strategji për infrastrukturën e saj rrugore

Foto: BTA

Një grup pune do të përgatisë një strategji afatgjatë për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në Bullgari. Këtë e bëri të ditur ministri i zhvillimit rajonal Andrej Cekov. Qëllimi është që vendimet të mos merren nga pak njerëz në Agjencinë e Infrastrukturës Rrugore pranë ministrisë apo ministrit, por nga Këshilli i Ministrave. Në këtë mënyrë do të braktiset parimi i punës pjesë-pjesë dhe do të punohet në projekte strategjike, beson Cekov. Puna në dokument do të zgjasë nga 12 deri në 18 muaj.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD