Akademia e parë për barinjtë e quajtur “Në vathat Todorovi” bashkoi ata që dëshirojnë të mësojnë zanatin e bariut, zakonet e harruara tradicionale, praktikat dhe njohuritë e reja rreth blegtorisë, njofton BTA. Më shumë se 20 kandidatë barinj dhe 8 fëmijë mësuan për historinë e racave autoktone në Bullgari, duke bërë vatha, duke kullotur, duke mjelë kafshët dhe duke pastruar kullotat. Trajnimi bëhet me një tufë të përzier delesh Karakaçane dhe dhish flokëgjatë malore. Ata u kultivuan që në kohën e trakëve, ruajtën natyrshëm shenjat e paraardhësve të tyre të egër dhe janë rezistente ndaj kushteve të vështira malore, kanë imunitet të fortë ndaj sëmundjeve. Racat luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit në ekosistemin e rajonit të malit Pirin. Ekzistenca e tyre sot është shenjë e ruajtjes së diversitetit gjenetik kombëtar, theksojnë organizatorët.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..