Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell. Në mëngjes do të jetë i freskët, në disa lugina të Bullgarisë Perëndimore me temperatura minimale rreth 10°. Gjatë ditës temperaturat do të rriten dhe maksimalet do të lëvizin ndërmjet 25° dhe 30°, në Sofje rreth 26°.
Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Pas mesditës do të mbajë vranësira mbi masivet në Bullgarinë Perëndimore, por reshje pothuajse nuk do të ketë. Do të fryjë erë mesatare nga lindja-verilindja, në majat më të larta nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat do të rriten lehtë dhe maksimumi në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 21°, në 2000 metra rreth 13°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 24 deri në 27 gradë. Temperatura e ujit të detit është 24°-26°, në veri të Kepit Kaliakra - rreth 21°.
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i popullit. Prokurori i Përgjithshëm Borisllav Sarafov dje kërkoi imunitetin e bashkëkryetarit të “Po..
Presidenti Rumen Radev vazhdon konsultimet për formimin e qeverisë së re me grupet parlamentare, pas takimit të sotëm me GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB). Mirëpo, një takim i presidentit me "DPS - Fillimi i Ri" të..
Kryetarja e Kuvendit, Natalija Kisellova, konfirmoi në një takim me kryeministrin në detyrë, Dimitër Gllavçev, synimin e saj që buxheti i shtetit për vitin 2025 të shqyrtohet dhe të pranohet në kohën më të shkurtër të mundshme. Para kësaj duhet të formohen..
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..