Autoritetet serbe për 4 orë në pikën kufitare “Olltomanci – Ribarci” nuk e lejuan bullgarin Aleksandër Dimitrov nga Bosilegradi të hyjë në Serbi. Arsyeja është se ai mban libra në bullgarisht. Këto janë tri vëllime të “Elegjisë për rajonin Kraishteto, që përshkruan fatin e bullgarëve në periferitë perëndimore”. Autori është ish-konsulli i Bullgarisë në Nish, Edvin Sugarev. Unë nuk e shkel ligjin dhe autoritetet nuk kanë arsye të më shqetësojnë”, tha Dimitrov për BTA, i cili është edhe korrespondent i agjencisë në Bosilegrad. Sipas rregullave serbe, ai mund të sjellë deri në 3 libra të një titulli përmes doganës. “Bisedova me konsullin bullgar në Nish, DimitërCsanev. Ai më përkrahu dhe më premtoi se do të bisedojë me autoritetet”, theksoi Dimitrov.
Ngjarja ndodhi në prag të vizitës së punës në Bosilegrad të shefit të departamentit të bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Serbi, Nikolla Bertolini. Më 10 gusht, Bertolini do të takohet me pushtetin vendor për projektet sociale.
U bëj thirrje autoriteteve për veprimе urgjentе për rastin, do t’i referoj menjëherë Komisionit Evropian për një tjetër shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut! Këtë e deklaroi Illhan Kjuçuk, kryetar i partisë politike “Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën” dhe deputet i Parlamentit Evropian nga grupi “Rinovo Evropën”.
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..