Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga Maqedonia dorëzoi në Sekretariatin e Kuvendit Popullor propozimin për masa përgjegjëse ndaj projekt-rezolutës së pranuar në Kongresin Amerikan, e cila kërkon që shtatori të shpallet “Muaji i Trashëgimisë Maqedono-Amerikane”. Projekt dokumenti parashikon gjithashtu kremtimin e gjuhës, historisë dhe kulturës së amerikanëve maqedonas të veriut dhe kontributet e tyre në Shtetet e Bashkuara. Kjo është përpjekja e tretë radhazi e Shkupit për të manipuluar senatorët amerikanë dhe për të punuar kundër fakteve objektive, thekson Shoqata. Ata kujtojnë se dy orvatjet e mëparshme u refuzuan nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati. Në ditët në vijim do të dërgojmë një deklaratë të arsyetuar në Kongresin Amerikan, njofton Shoqata.
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..
Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..
Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të..