Qyteti bregdetar Varna pret bienalen më të madhe grafike në Ballkan. Këtë vit, në të prezantohen piktorë nga 53 vende, me një pjesëmarrje shumë të fortë të krijuesve nga Meksika, Tajlanda, Japonia. Marrin pjesë edhe piktorë nga Afrika e Jugut, Bangladeshi, Kili, Porto Riko, Polonia, Kanadaja, Republika Dominikane.
Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës në Varna nuk është vetëm më e madhja në Gadishullin Ballkanik, por edhe një nga më të gjatat në botë. Historia e saj më shumë se 40-vjeçare e rendit atë ndër ngjarjet më të autoritetshme që tregojnë tendencat në artin grafik botëror dhe atë bullgar. Nga afro 623 grafika të huaja të paraqitura nga 390 autorë, këtë vit për pjesëmarrje u përzgjodhën 210 autorë, ndërsa në paraqitjen bullgare u përfshin 114 autorë me gjithsej 158 grafikë.
Pjesëmarrësit nga Tajlanda vendosën një lloj rekord për prezantimin e autorëve më të rinj. Më shumë punime se zakonisht vijnë edhe nga Maqedonia e Veriut fqinje. “Kjo dëshmon se Bienalja e Varnës është një forum i kërkuar nga piktorë në vende të ndryshme dhe konfirmon autoritetin e saj me çdo edicion të mëpasshëm” - thekson drejtori i Galerisë së Arteve Grafike në kryeqytetin tonë detar Vencesllav Antonov: “Në këtë edicion, tashmë pas pandemia, ndihet një qetësim mes grafikëve. Na vjen mirë që pjesëmarrja bullgare është padyshim më e mira për shumë vite”.
Forumi organizohet në sallat e Galerisë së Arteve të Qytetit “Boris Georgiev”.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Teatri Dramatik "N. O. Masalitinov" në Plovdiv informon për një fazë të re në zhvillimin e kulturor në vend. Bëhet fjalë për fillimin e një partneriteti strategjik me një kompani kryesuese në përpunimin e metaleve të çmuara dhe metaleve me ngjyra, që..
Festivali i parë muzikor në Bullgari është themeluar në vitin 1926 në Varnë. Pothuajse një shekull më parë, menjëherë pas hapjes zyrtare të Banjave Detare – qendra e parë spa në kryeqytetin bregdetar të Bullgarisë, muzikantë të njohur si Dobri Hristov dhe..
30 vjet më vonë sërish në shtëpi! Pikërisht kjo po ndodh me trupën e ansamblit më të vjetër bullgar folklorik në Amerikën Veriore, "At Paisij", pranë Qendrës Kombëtare, Arsimore dhe Kulturore Bullgaro-Maqedonase (BMNECC) në qytetin amerikan Pittsburgh,..
Ekspozita fotografike “Snapshots of Albania – A Season to Remember” vë në qendër të vëmendjes bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë,..
“Historia bullgare është e ndërthurur me kaq shumë kultura – dhe kjo është pjesë e bukurisë së saj”, tha historiania prof. Bethany Hughes. Autorja e..
Të krijosh dhe të shprehësh veten në gjuhën amtare është misioni kryesor i shoqatës "Alternativa Kulturore Caribrod". Faktin që letërsia, arti dhe..